Prokuroria e Tiranës pas 1 muaj e gjysmë hetime ka gjetur një sërë shkeljesh me ndërtimet në Tiranë. Dëmet në banesa u evidentuan pas termetit të 26 nëntorit. Burimet konfirmojnë se janë prerë 38 fletë-arreste për ish-funksionarët e komunave Kashar, Farkë dhe të bashkisë së Vorës.
Mësohet se nga Drejtoria e Policisë së Tiranës tha se janë bërë 60 kallëzime nga qytetarë të ndryshëm për dëmet e shkaktuara nga termeti në Kashar, Unaza e Re, Farkë, Kombinat, Liqeni Thanë, etj.
Sakaq, janë arrestuar deri më tani 27 persona, që dyshohet se kanë shkelur ligjin, dhe konkretisht nenin 248 të Kodit Penal (shpërdorim detyre).
Pasi kanë mësuar për ngjarjen, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë mbledhur shumë familjarë të personave të ndaluar dhe të arrestuar.
