Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjykata italiane: Përdorimi i tepërt i celularit shkakton tumor në kokë

22:03 / January 14, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celular 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë italiane ka deklaruar se përdorimi i tepruar i celularit mund të shkaktojë tumor në kokë. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit të Torinos, e cila konfirmoi verdiktin e Shkallës së Parë në vitin 2017.

Vendimi u dha pas gjykimit të çështjes së një punonjësi të një kompanie telefonike në Itali, i cili ka pësuar dëmtime në nervin akustik.

Sipas vendimit të gjykatës, kompania do t’i paguajë një pension vjetor punonjësit që ka pësuar dëme në shëndet. Gjyqtarët që gjykuan këtë rast, thanë se ekziston një lidhje me përdorimin e shpeshtë të celularit, 4-5 orë në ditë.

“Është rasti i parë në botë që konfirmon lidhjen shkak-pasojë mes kancerit dhe përdorimit të celularit. Është një betejë ndërgjegjësimi, është një çështje që prek shëndetin e qytetarëve ”, sqaruan avokatët Stefano Bertone dhe Renato Ambrosio.

“Do të duhej një udhëzim mbi rrezikun në shëndet. Në kutitë e celularëve duhet të shkruhet ‘nëse nuk përdoret siç duhet dëmton rëndë shëndetin’. Kjo është ajo që do të ishte e dobishme”, është shprehur Roberto Romeo, punonjësi i kompanisë telefonike që është prekur nga përdorimi i tepërt i celularit.

celulari Gjykata italiane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.