Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mateo Konstruksion” u vu nën sekuestro, nuk ndalen skandalet pas lirimit të Endrit Dokles, detajet pas kontratës që e nxorri nga qelia

22:26 / January 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mateo Dokle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja rreth kompanisë që kishte vnedosur të merrte në punë të liruarin nga burgu, Endrit Dokle. Mësohet se kompania që rezulton nën administrimin e biznesmenit Agim Çako ishte vënë nën sekuestro conservative. Sekuestroja ndaj “Mateo Konstruksion” ishte vendosur në muajin prill të vitit të kaluar. Ndërkohë që nuk dihet nëse në momentin e lidhjes së kontratës me të fortin e Bandës së Durrësit, kompania ka qenë ende nën sekuestro.

Kontrata e kompanisë me Doklen është firmosur që në tetorin e vitit 2019, dhe sipas saj, i sapoliruari nga burgu do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore, por ende nuk bëhet me dije puna që i besuari i Lulzim Berishës do të bëjë saktësisht. Për tre muaj, Dokle do të jetë në periudhë prove, ndërsa më pas do të firmosë një tjetër kontratë me të njëjtën kompani, por këtë radhë për një periudhë 1-vjeçare.

Mësohet se administratori i kësaj kompanie kishte pasur probleme me shtetin, pasi ksihte fshehur të ardhurat nga bizneset e tij. Më konkretisht, biznesmeni 60-vjeçar që është gjithashtu administrator i shoqërisë “A&A OIL 10”, në vitin 2016 është shpallur në kërkim nga policia për fshehje të të ardhurave.

Sipas njoftimit zyrtar, të bërë në atë kohë nga Policia e Fierit, Agim Çako akuzohej se i kishte fshehur shtetit shqiptar të ardhurat për 5247,89 ton naftë bruto, konkretisht 179.594.750 lekë.

I dënuari me burgim të përjetshëm, Dokle, për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua sot nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës.

nuk ndalen skandalet pas lirimit të Endrit Dokles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.