Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më përdhunonin vajzën sistematikisht në jetimore”/ Rrëfimi i 36-vjeçares: Pija çdo natë, humba kujtesën për 1 vit

18:41 / January 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Violeta Hysa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Violeta Hysa ka treguar në programin “Historia ime” në Tv Klan, jetën e saj tejet të vështirë. Humbja e vogëlushit të saj vetëm 2 vjeç, si pasojë e një zjarri, i shkaktoi asaj dhimbjen më të madhe. Pa asnjë mbështetje, e vetme dhe me tre fëmijë për të cilët duhej të kujdesej, Violeta gjen ngushëllim tek alkooli. 

Situata e saj rëndohet edhe më shumë pasi ajo humbet tërësisht kujtesën dhe nuk mban mend as fëmijët e saj. Kur gjendja e saj bëhet më mirë, ajo fillon të kërkojë fëmijët, për të cilët s’kishte asnjë informacion se ku ndodheshin. Pas shumë kërkimesh mëson se djali i vogël ishte birësuar nga një tjetër familje, ndërsa dy vajzat ishin çuar fillimisht në institucionin e jetimores në Shkodër dhe më pas kishin kaluar në Kuvendin e murgeshave në Lezhë. Por ajo që mëson për vajzën e saj të madhe më pas, e tronditi.

Mirela Milori: Mesa di vajza e madhe është përfshirë në një ngjarje shumë të rëndë gjatë qëndrimit në Shkodër?

Violeta Hysa: Punën e vajzës së madhe e kam marrë vesh në 26 Dhjetor të këtij viti që kaloi. Vajta të merrja vajzën e vogël për pushime. Iu them këtyre me këmbëngulje: Të paktën ta marr me pushime?

Mirela Milori: Nuk të lejonin?

Violeta Hysa: Mirë tha, do ta mundësojmë këtë mundësi, kur mora çupën dhe do dilja tek dera kujdestarja më thotë, që problem do ta kesh me vajzën e madhe, se kur të vijë mosha që të rritet do ketë shumë probleme me memorien dhe… I them pse? Më thotë se vajza jote kur është marrë nga atje është gjetur e lidhur dhe e përdhunuar.

Mirela Milori: Kur është marrë nga Shkodra? Dhe këtë ta thotë kujdestarja?

Violeta Hysa: Po! Dhe kur kam marrë vajzën e vogël në shtëpi ajo thotë: Ma, ajo kur ka qenë 9 vjeç  është përdhunuar nga djali i zv/drejtoreshës në Shkodër. Pastaj vinin makinat e merrnin, edhe për gocën time dhe një gocë tjetër, vinin i merrnin makinat, i përdhunonin në shtëpi të pabanueshme, të prishura, edhe i binin, i hidhnin aty në sy të punonjëseve të institucionit, edhe ato s’bënin asnjë fjalë. /tvklan.al

Mirela Milori tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.