Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1792586925 petrokoci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka krahasuar protestën e dhunshme të këtyre ditëve me një revoltë të armatosur, që sipas tij ka rrezikuar edhe jetë njerëzish.

Komentet Koçi i bëri në për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku tha se brenda protestës ka edhe elementë të Partisë Demokratike.

Koçi tha se një prej faktorëve për mos-krijimin e një force politike nga protestuesit, është edhe PD. Kjo pasi sipas tij, Sali Berishës i intereson që mos të krijohet një forcë e re politike opozitare.

“Kur kam parasysh se çfarë ka ndodhur ditët e fundit, ajo është një revoltë dhe gati një revoltë e armatosur. Në rastin e një proteste, mirë është që të reflektohet politikisht. Që në fillim të këtyre protestave, e barazonin protestën apo lëvizjen me PD-në. Aty ka elementë dhe brenda saj është edhe PD-ja. Deputetët e PD-së kanë qenë prezentë. E gjithë kjo protestë, e gjithë kjo frymë, nuk kanë mbërritur dot te krijimi i një lëvizjeje politike të mirëfilltë, që nesër mund të jetë nesër në zgjedhje. PD është një nga arsyet se pse kjo nuk ka ndodhur. PD-së i intereson ky bllokim. Ndërkohë kjo do të ishte një lëvizje shumë e mençur”, tha mes të tjerash Koçi.

Për Petro Koçin, përsa kohë që Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike, qeveria Rama do të qëndrojë në pushtet.

Studentët i këshilloi që të ngrihen fillimisht kundër asaj që ai e cilësoi si korrupsion nga një pjesë e pedagogëve, pasi sipas Koçit, në universitete merren para për të kaluar provimet.

“Këtë lloj qeverie, kush e konteston dhe rrëzon, gjithmonë një opozitë. Por kjo opozitë, përsa kohë që do të ketë Sali Berishën në krye, nuk mundet. Studentët duhet të ngrihen fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve. Në këtë botë ose je i korruptuar, ose nuk je. Ajo është sipas rastit që të vjen në dorë. Klasa politike është përmbysur. Ik shiko Parlamentin, i ke të gjithë të rinj. S’mundet që opozita të jetë e besueshme, përsa kohë të ketë në krye atë lidership që ka. Qytetarët e kanë vendosur, i kanë bërë një palë zgjedhje tani afër. E gjithë kjo përpjekje duhet të ishte materializuar në një platformë politike dhe në një moment politik”, shtoi Petro Koçi.

pedagoe petro koci protestat Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Unioni Turstik Shqiptar: Duhet të mbrojmë investimet

15:09 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026

Dhuna nga të miturit, fatura familjes”, Rama: Bashkëpunim me BE, do u ndalojmë aksesin! Do vendosen në regjistra të veçantë

12:25 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.