Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Sipas informacionit paraprak të policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku drejtuesi i njërit prej mjeteve ka humbur jetën. Ai nuk është identifikuar ende. Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur ” Piraj”, automjeti me drejtues N.M., është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën
Drejtuesi i mjetit shtetasi N.M., është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka humbur jeten
