Më 20 janar Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të marrë në shqyrtim kërkesën e Arbër Çekajt për prokurorin e çështjes së tij, Ervin Kondili.
Në këtë mënyrë KLP ka marrë parasysh kërkesën e Çekajt, i cili po gjykohet për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në Shqipëri. Ai i kërkoi KLP që të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë Kondilin me argumentin se ka shpërdoruar detyrën dhe ka manipuluar provat.
manipuluar provat.
Arsyet e ankesës, pronari i biznesit të bananeve në kontenierët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, i shprehu në seancën gjyqësore të 8 janarit. Ai pretendoi se prokurori nuk ka hetuar si duhet pasi ka inate personale me të, ndërsa vetë Kondilli tha se nuk i druhej asnjë kërcënimi.
Lexo edhe – “Më burgosin se jam malok”, Arbër Çekaj përplaset me prokurorin. Kondili: Mos më kërcëno
“Kondilli e ka personale me familjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë. Kondili e ka me familjen Kuliçi dhe mbiemrin Kuliçi që kam pasur unë më herët. Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteinerët ja la deri në fund dhe i humbi orizi. Jam në burg se kam mbiemrin Kuliçi e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora,”– tha gjatë seancës Çekaj.
