Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.
Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
