Prokuroria ka përfunduar hetimet për ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Akuzat i janë komunikuar avokatit të tij mbrojtës, në mungesë të të pandehurit, i cili është ende në kërkim.
Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të formularëve, dhe kryerjen e detyres pas perfundimit te saj. Hetimet nisën menjëherë pas denoncimit të Partisë Demokratike se Kajmaku ishte dënuar në Greqi, fakt që e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.
