Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Milo: “Opozita të mos e çojë në mendje fitoren, ja si mund të zgjidhet kriza politike”

23:01 / January 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paskal milo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për kryetarin e PDS, Paskal Milo, marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk mundet ta zgjidhë krizën politike.

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, Milo tha se më këtë marrëveshje ishte opozita ajo që bëri hapa pas, edhe pse po trumbetohet si fitore nga ana e tyre.

“Fitoren as mos e çojë në mend që e ka marrë, më vjen keq që e them këtë, se kam dëgjuar se trumbetohet si fitore. Të kthehesh në pozitat e nisjes ku ke qenë para se të largohesh nga parlamenti, me ndërgjegje, është kthim pas”.

Kriza e fortë politike sipas Milos nuk mund të zgjidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor, por është e nevojshme ndryshimi i sistemit politik.

Tryezën mes palëve ai e ka quajtur si një lëvizje taktike të përkohshme, që në thelb do të ketë retushe që do t’i bëhen kodit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cili sistem është më i mirë sipas tij, Milo shprehet se “sistemi më i mirë ka qenë ai që kemi patur, mazhoritar proporcional i korrektuar”.

“Ai ka qenë më i ekuilibruar dhe i paatakuar”.

“Por kishte një problem, që me të filluan të futen kriminelë, banditë”, ka replikuar Fevziu.

Por Milo shprehet se në 2005 u deformua zbatimi dhe se problemi nuk ishte tek sistemi por tek njerëzit që nuk e zbatuan.

“Nëse nuk zhbëhet 2008, tani që është mbledhur ky komison, askush të mos pretendojë se do të vendoset stabilitet politik në Shqipëri, prapë do riciklohen krizat. Të dy partitë e mëdha, qoftë PS që është e betuar për të mos ndryshuar sistemin, qoftë PD që përpëlitet për shkak të aleatëve, edhe ajo nuk e do ndryshimin e përcaktuar të 2008, dhe për sa kohë nuk e duan këto parti të mëdha, të tjerat nuk kanë çfarë bëjnë, kështu që do mbetemi tek ky sistem dhe do riciklojmë krizën”.

Milo: “Opozita të mos e çojë në mendje fitoren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.