Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Ai monstër të varet në litar”, flet nga burgu Elton Çapoku

13:01 / January 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
capoku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë vrasja makabre e Enkeleda Çapokut në Paskuqan tronditi vendin. Ishte kunati i saj, Erdeti ai që i mori jetën në shtëpinë e saj.

Bashkëshorti i Enkelejdës, Eltoni ndodhet në burg ku po vuan dënimin për trafik droge dhe ka folur në linjë telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 ku e ka cilësuar një monstër të vëllain. Mes lotësh ai kërkon dënimin maksimal për të.

Si e morët vesh ngjarjen?

Kjo eshte përgjegjësi për shtetin, nusja ime ishte me urdhër mbrojtje dhe ata nuk e mbrojtën, 8-9 muaj doja leje dhe këta nuk më nxorën, nuk mori parasysh shteti asgjë kur ai mostra vuti dorë mbi familjen time, e në moment që ajo mori urdhër mbrojtje që nuk reagoi fare. Për burrat që vënë dorë mbi nënat vajzat, nënat, të mbajë përgjegjësi tu japë burg të përjetshëm.

Ishit në dijeni që e përndiqte ai, pse ishin prishur marredheniet mes tyre?

Ai monstra ishte në shtëpinë time, jetoi atje, dhe e përzuri nusja, se nuk e mbante nga gjendja ekonomike, ai përgjonte, bënte, i kemi thënë të marrë masat shteti, mua më ka shkatërruar shteti. Më kanë lënë gocën rrugëve më kanë prishur jetën, unë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të.

Kur e moret vesh faktin qe gruaja do bente denoncim?

Nga shtatori kur më tha do bëj denoncim i thashë ik e beje se nuk kisha rrugë tjetër

Po me vellane keni komunikuar?

Asgjë, i kam thënë të merret me familjen time, kisha muaj që nuk e telefonoja atë mostër, i kam thënë nuk ke punë me familjen time

Kur e keni takuar per here te fundit Enkeleden?

Hera e fundit Enkeledën e kam takuar në shtator së bashku me vajzën, aty më ka treguar dhe i kam thënë të bëjë denoncim, se mua shteti nuk më ka nxjerrë me leje. Kam kërkuar leje, për të qenë në varrim, i solla letrat, por varrimi ishte në 11, por në 11.20 nuk kishte ardhur akoma leja. Po tani si do behet, vjehrra është në hall për vete, kërkoj ndihmë. Lajmin e mora vesh nga shokët, ata më treguan.

Cfare apeli keni?

Dua dënim me vdekje, ose të varur në litar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.