Një person është marrë peng në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.44 në rrugën “London”, ku janë konfliktuar disa persona.
Më pas njëri prej tyre është marr me dhunë në një makinë e cila është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Kamëz/Informacion Paraprak
Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.