Një person është proçeduar penalisht në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se personi në fjalë po drejtonte një mjet të ngarkuar me dru të prerë në aksin rrugor Dhoksat-Këllez, në momentin që është ndaluar nga policia.
Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar drutë, ndërsa shoferi është shoqëruar për proçedura të mëtejshme. Ai do të ndiqet penalisht për prerje të paligjshe të pyjeve, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
