Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se është dërguar një helikoter i Forcave Ajrore për alpinistin e plagosur në malin e Tomorit.
Sipas ministrisë ai ishte pjesë e gurpit prej katër vetash dhe tashmë po transportohet tek Spitali i Traumës, pasi ka thyer këmbën.
Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë ne vendin e quajtur “Çezma e Tarikos” ku ai ra në një zonë të thepisur.
Kanë qenë tre bashkëudhetarët e tij të cilët e nxorrën nga vendi ku kishte rënë. Ata nëpërmjet celularit kanë arritur të thërrasin për ndihmë tek Emergjencat Civile.
Ndërhyrja me makinë është shumë e vështirë për shkak të borës kurse e vetmja mënyrë është helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes.
