Një kambist është me dhunë pasditen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Durrës, në zonën e plazhit pranë vendit të njohur si Rrota e Kuqe.
Sipas Policisë, grabitësit arritën t’i vjedhin 250 euro dhe 150 mijë lekë të reja.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.01.2020, në orën 17: 05, rruga “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.”Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
