Gazetari i Deutsche Welle Thomas Jacoby, është dhunuar ditën e sotme nga një grup i ekstremit të djathtë gjatë një proteste para Parlamentit grek me parullën “mbyllni kufirin-refugjatët nuk janë të mirëpritur”.
Raportohet se një grup protestuesish e identifikuan gazetarin Jakobin i cili po bënte fotografi dhe i kërkuan që t’u siguronte atyre identitetin.
“Kur ai refuzoi, u rrah dhe u gjakos. Forcat e Policisë qëndruan si spektatorë”, tha një reporter i Radio Faliro.
Mes protestuesve ishin drejtuesit e Agimit të Artë të udhëhequr nga Elias Kassidiaris.
