Policia e Shkodrës bën të ditur se është vënë në pranga një 27-vjeçar pasi ka dhunuar fizikisht në një lokal ish bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit, dhe ndaj të riut tashmë rëndon akuza e dhunës në familje.
INFORMACIONI I PLOTE
Shkodër
Dhunon ish bashkëshorten në lokal, arrestohet 27 vjeçari, nga policia
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkoder, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”
