Një burrë në Pahpos të Greqisë ka goditur me disa herë me thikë gruan e tij duke i marrë dhe jetën. Policia vendase bën me dije se viktima është një grua 31-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, me origjinë siriane nënë e shtatë fëmijëve. Ajo është gjetur e maskruar në banesën e saj.
Një zëdhënës i policisë tha se viktima ishte gjuajtur me thikë në gjoks, por priten hetime të mëtejshme në lidhje me vdekjen e 31-vjeçares. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 ose 8 të mëngjesit dhe nuk dihen ende nëse autori dhe viktima kanë pasur konflikte përpara vrasjes.
Mësohet se tre nga pesë fëmijët që jetonin me nënën e tyre (5 deri 12 vjeç) ishin në shtëpi në kohën e vrasjes. Të hënën e kaluar, një çështje u ngrit kundër bashkëshortit të saj të kërkuar 37-vjeçar për gjoja vjedhjen e sendeve të ndryshme nga shtëpia e tyre. Në të njëjtën kohë, krime të ndryshme janë duke u hetuar kundër tij, për shkelje ligjit ndaj dhunës në familje.
