Një automjet ka marrë flakë rreth mesditës në Shkodër. Në momentin që makina është djegur ka qenë e parkuar pranë një lavazhi tek zona e njohur si Kolaudimi.
Mjeti është në pronësi të Pjerin Naçaj i cili ka thënë se ka qenë për vizitë në spital. “Ika në spital për vizitë, ku u ktheva e gjeta të djegur “, është shprehur Naçaj.
Ndërkaq, nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
