Në 2018 Apple shtoi modelet e iPhone Xs dhe Xs Max në programin e pajisjeve të riparuara. Pra, ju keni mundësinë të bleni një smartphonë të kompanisë të riparuar zyrtarisht prej tyre, por me një çmim më të ulët se një telefon i ri i këtyre modeleve.
Xs i riparuar do të kushtojë 699 dollarë me 64 GB memorie dhe për modelin 512 GB çmimi do të shkojë në 999 dollarë. Xs Max do të kushtojë 799 dollarë për modelin me 64 GB, 929 dollarë për variantin me 256 GB dhe 1.099 dollarë për atë prej 512 GB memorie.
Riparimi përfshin një bateri dhe mbështjellëse të reja të paketuara gjithashtu në një kuti të re të kompletuar me të gjithë aksesorët. Në krahasim me çmimin e një telefoni të ri do të kursenit rreth 300-350 dollarë.
