Yll Limani është një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar. Mjaft aktiv në rrjetet sociale e së fundmi edhe në Twitter. Projektet e tij kanë qenë suksese dhe gjithmonë janë kthyer në hite.
Tekste të ndjera që shumë herë fansat kanë menduar se janë lëndime në jetën e tij private, zëra që u shtuna më shumë pas një intervistë të tij ku tha se kënga “Nuk po kalojka” është një dedikim për dikë në jetën e tij.
Krahas Instagramit, Ylli ka vendosur ti përgjigjet disa ndjekësve të tij dhe në Twitter duke treguar dhe detaje për jetën.
Ylli ka pohuar se talent i fshehur i tij është muzika “rap” dhe në fakt do ishte mirë të shihnim një këngë të tij të këtij zhanri. Dikush e pyet se cili është pendimi më i madh dhe ai thotë se që është munduar të shpëtojë disa njerëz dhe prej vetes. Në këtë mënyrë ai shton më shumë pikëpyetjet për jetën e tij private.