Në Soiree është folur për qytetin e Durrësit ku kanë qenë të ftuar artistë të këtij qyteti. Mes tyre dhe aktorja e njohur durrsake Aishe stare e cila ka luajtur dhjetra role në skenë.
Biseda është foksuar edhe sesi është mentaliteti i Durrësit dhe të ftuarit kanë pohuar që ka qenë pak i mbyllur. Një ndër to që ka pohuar këtë gjë ka qenë edhe aktorja Aishe Stari.
“Jo kaq të lira nuk kanë qenë. Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz dhe i thoshnin ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca”, ka treguar aktorja e njohur Aishe Stari.
