Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kontrollet me FRONTEX, ja çfarë sekuestron policia në Kakavijë (VIDEO)

12:32 / January 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kakavije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër raste të krimeve ndërkufitare janë goditur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë sekuetruar dy automjete luksoze, një trajler dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar.

Bëhet e ditur se ka nisur procedimi penal për katër shtetas, ku dy ishin shqiptarë, njëri ishte grek dhe një boshnjak.

INFORMACIONI I PLOTE

Kakavijë

Policia Kufitare godet 4 raste të krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, analizës së riskut dhe bashkëpunimit me autoritetet doganore.

Sekuestrohen nga Policia Kufitare, Frontex-i dhe shërbimet doganore 2 automjete luksoze, 1 trajler, si dhe 1 dokument i dyshuar i falsifikuar.

Procedohen penalisht 4 shtetas, ndër ta një shtetas grek dhe një shtetas boshnjak.

Policia Kufitare e Kakavijës vijon kontrollet e imtësishme në vijën e dytë në hyrje dhe në dalje, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Në vijim të goditjeve të ditëve të para të këtij viti, ku u bllokuan 5 automjete, katër prej të cilave luksoze, lëndë narkotike heroinë e dokumente të falsifikuara, gjatë dy ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizave të riskut, janë evidentuar dhe goditur edhe 4 raste të tjera të krimeve ndërkufitare dhe konkretisht janë bllokuar 3 automjete, dy prej të cilave luksoze, si dhe është sekuestruar edhe një dokument i falsifikuar që do përdorej për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, konkretisht:

Në hyrje të RSH-së u sekuestrua një automjet i markës “Nissan”, me targa bullgare, në pronësi të një firme të huaj dhe në përdorim nga shtetasi grek me iniciale N. D., 56 vjeç, banues në Kozani, Greqi. Automjeti rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë mjeti dyshohet i vjedhur dhe i trafikuar. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Po në dalje të RSH-së, falë kontrolleve të shtura dhe analizës së riskut, Policia Kufitare sekuestroi automjetin e markës “Audi Q7”, me targa shqiptare, i drejtuar nga shtetasi shqiptar me iniciale A. B., 53 vjeç, banues me Vlorë. Ky automjet rezultoi me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe i vjedhur në vendet e BE-së. Drejtuesi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara, po në dalje të RSH-së, nga Policia Kufitare u sekuestrua automjeti i llojit “Rimorkio”, i markës “Mercedes Benz”, me targa të Bosnje Hercegovinës, me drejtues shtetasin boshnjak me iniciale M. D., 41 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë. Ky automjet rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë i vjedhur dhe i trafikuar. Shtetasi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Po në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit në dalje të RSH-së, nga shërbimet e Policisë Kufitare u sekuestrua një leje drejtimi greke e dyshuar si e falsifikuar. Leja e drejtimit ishte ne posedim te shtetasit shqiptar me inicialet V. P., 57 vjeç, banues në Greqi. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Verimet hetimore janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me prokurorinë.

Policia Kufitare e Kakavijës është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritete doganore dhe me Policinë Kufitare greke të Kakavijës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.