Juventusi ruan avantazhin prej 9 pikësh ndaj Napolit në krye të Serie A. Bardhezinjtë e nisën me një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Chievos së vendit të fundit fazën e dytë të kampioantit duke e çuar sërish në +9 epërsinë në renditje ndaj të kaltërve të Ancelottit.
Douglas Costa dhe Emre Can, i cili realizoi golin e tij të parë si bardhezi i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Allegrit në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Cristiano Ronaldo humbi për here të pare një penallti që nga mbërritja tek Juventus. Goditja e superyllit portugez u ndal nga Sorrentino, portiere 39-vjeçar i Chievo-s. Për të vulosur suksesin e bardhezinjve mendoi Rugani i cili shënoi edhe golin e tretë pak minuta para fundit.
Milani
Viti 2019 në “Seria A” ka nisur me fitore për Milanin. “Djalli” dje në orën 15:00 në stadiumin “Luiggi Ferrari” ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Genoa-n, e cila nuk arriti të përfitonte nga mungesat e shumta të skuadrës së Gatusso-s. Pa Higuain në fushë, i cili pritet të zyrtarizohet te Chelsea, Milani e pati të vështirë të gjente golin në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës skuadra nga Milano u tregua më këmbëngulëse dhe arriti të prishte ekuilibrat në minutën e 72-të. Ishte Borini që u aktivizua si zëvendësues ai i cili kaloi topin pas shpinës së portierit Radu. Asisti i mbrojtësit Conte, që duket se ka gjetur ritmin pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Nga ky moment Genoa hidhet në sulm, por e pëson nga një kundërsulm i finalizuar nga Susso, që njëkohësisht vulosi shifrat përfundimtare të takimit. Spanjolli fillimisht mori një top të gjatë nga Cutrone dhe më pas goditi saktë nga një kënd i prirët. Në fund tre pikë të cilët e bëjnë Milanin të ngjitet në vendin e katërt, me 1 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë.