Kancelarja gjermane para takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të dëshironte hapjen e negociatave në mars.
‘Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumë. Ne do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars’- tha Merkel.

