Dy të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Oleg Hanku dhe Revi Kazani janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariatin nr.3 në Tiranë.
Në rrjetet sociale, shihen disa postime të bëra nga të rinjtë e FRPD-së ku kërkohet mbledhja e sa më shumë personave pranë komisariatit. Është Blendi Këlliçi ai që ka publikuar një foto me të gjithë grupin dhe krahas saj shkruan se është në pritje të Oleg Hankut dhe Revi Kazanit. Ndërsa në një tjetër postim të bërë nga Mariglen Doçi shkruhet: Te gjithe tek komisariati nr 3 . Kane arrestuar Oleg Hankun. Urgjente!

