Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tërmetet, Artan Fuga propozon planin për sigurimin e qytetarëve: Mund të realizohet për 6 muaj

11:10 / January 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan fuga 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku i njohur, Artan Fuga, propozon një plan për të siguruar njerëzit nga tërmetet shkatërrimtare, siç ishte ai i 26 nëntorit.

Në një postim në “Facebook”, Fuga shkruan se “duhen regjistruar dhe bërë gati të përdorshme të gjitha mjetet e rënda në zotërim të privatit dhe mijra njerëz me kurse e trajnime, që në kohë normale janë në punë të vet, kurse në ditë katastrofash mobilizohen si një trup i vetëm”.

Mesazhi i Fugës:

Kombet e fuqishme dhe me besim te vetja përgatiten për tërmetet dhe dukuritë e tjera katastrofike.

Kombet e dobët e presin tërmetin me lutjen e kotë: Ishallah nuk bije më!

Ose më keq akoma : Ishallah bie andej tutje!

Ose : Ishallah kjo binaja ime mban!

Ose : ishallah bie por nuk vritem!

Ose : ishallah mbulohem me rrënoja por më nxjerrin qentë e lagjes!

Ose me rrena gjeologësh që kanë cof me kohë dhe nuk kanë asnjë teknologji moderne për të kapur sinjalet : U qetësua toka, nuk bie më aq i fortë! A thua se Toka është pijaneci i lagjes që pasi pi nja tre a katër gota bën sherrin e vet dhe pastaj të nesërmen qetësohet si deti pas fortune.

Ose : ishallah tani i bie brezit tjetër!

Të gjitha shpresa të kota, dëshira njerëzish të pafuqishëm!

Ne duhet të përgatitetmi për tërmetin tjetër sikur ai të binte mos them sot, por nesër.

Unë propozoj planin që e siguron kombin duke rregjistruar dhe bërë gati të përdorshme të gjitha mjetet e rënda në zotërim të privatit dhe mijra njerëz me kurse e trajnime, që në kohë normale janë në punë të vet, kurse në ditë katastrofash mobilizohen si një trup i vetëm.

Ne nuk mund të pranojmë që njerëzit ishin nën rrënoja dhe asnjë pothuajse makineri e rëndë nuk u mbobilizua fuqishëm që në orët e para për të shpëtuar njerëz.

Mjetet e rënda të privatit me një mijë falenderime për të në kohë katastrofash janë përkohësisht pasuri kombëtare si e mirë publike.

Nuk di administrata jonë ta ndërtojë këtë strategji?

Unë jam gati ta dezajnoj, por duhet një studim i hollësishëm, shumëdisplinor, nevojiten mjete dhe mbështetje. Por, me vullnet të mirë realizohet si projekt brenda gjashtë muajsh!

Përndryshe : ishallah nuk bie!

Lutuni milet!

Se ju dëgjon tërmeti dhe zbutet si Qenan K. që pasi pi, bën sherr, nis e qan i butë si mace pasaniku!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.