Policia e Elbasanit bën të ditur se djegia e mjetit të nënkryetarit të bashkisë së Peqinit nuk ka qenë e qëllimshme.
Sipas njoftimit të saj zyrtare, zjarri ka rënë si pasoj e një difekti në pjesët elektrike të mjetit. Bëhet fjalë për makinën tip fuoristradë me targë AA880 DR të Madrid Sulës, i cili ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së tij në qytetin e Peqinit.
NJOFTIMI ZYRTAR
Peqin
Gjatë natës së datës 30.01.2020 , në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë, Peqin. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan , për ngjarje aksidentale.