Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim 3 shkodranët për rrëmbimin e Jan Prengës/ Kush janë të rinjtë pjesë e “Grupit të Dukagjinit”

16:11 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka identifikuar e shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së 48-vjeçarit Jan Prenga, i cili dyshohet se ka mbetur i vdekur si pasojë e dhunës ditën kur u rrëmbye.

Burime nga Policia thanë se bëhet fjalë për tre të rinj nga Shkodra, që dyshohet të jenë pjesë e “grupit të Dukagjinit”, shtetasit Aldo Majnishta, 26 vjeç, Ardian Doçaj, 32 vjeç, dhe Artan Doçaj, 36 vjeç.

Me këta persona dyshohet se ka bashkëpunuar edhe një person i katërt, i cili ende nuk është identifikuar plotësisht nga ana e Policisë. Ndërsa sipas të dhënave nga grupi hetimor, ata dyshohet të kenë kryer veprime aktive gjatë pengmarrjes së 48- vjeçarit, mesditën e 17 janarit në Kamzë.

Kamerat e sigurisë që janë analizuar prej ditësh nga oficerët e Policisë, kanë fiksuar lëvizjet e automjetit “Range Rover”, që i është vjedhur ditën e tërmetit të 26 nëntorit këngëtares K.T., që ka udhëtuar nga Kamza drejt Shijakut, në fshatin Pjesë ku ndodhet resorti i familjes Hajri. Pikërisht në këtë vend, humb edhe gjurmimi i makinës, me të cilën u mor peng Jan Prenga, e cila u gjet më pas e djegur në Shkallnur, shkruan panorama.

Prej disa ditësh, forcat e Policisë kanë rrethuar zonat përreth Shijakut, duke kërkuar vendin ku mund të jetë fshehur apo groposur trupi i pajetë i Jan Prengës. Edhe dje, efektivët kanë vijuar kërkimet deri në një distancë prej afro 4 kilometrash nga resorti “Golden”, në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri.

Policia beson se personat që zhdukën kufomën nuk kanë mundur të largohen më shumë se kjo distancë, nisur nga koha që u është nevojitur për t’u larguar e më pas rikthyer sërish në resort. Kështu të paktën rezulton nisur nga përllogaritja e orarit të lëvizjeve fiksuar nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në bodrumin e kompleksit luksoz.

Burimet thanë se i arrestuari në Kavajë, Festim Bexhdili, mendohet të jetë njëri nga personat që ka marrë pjesë direkte në “zhdukjen” e pengut. Ai ka vepruar bashkë me një mikun e tij, i cili është shpallur në kërkim nga Policia, por ende nuk është zbuluar vendndodhja e tij. Nga ana tjetër, mësohet se Policia ka shtuar masat e sigurisë në perimetrin ku banon familja e Jan Prengës, në zonën e Bathores. Të njëjtat masa janë marrë edhe për familjen e vëllait tjetër të tij, që nuk rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale.

Jan Prenga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.