Një aksident ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit ku një autoverë është përplasur me autobusin.
Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije për tirananews.al se për fat të mirë nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale nga të dy mjetet.
Në vendngjarje shkuan edhe forca policie të cilat u morën me hetimin e aksidentit.