Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjenerali italian përfitoi tokë në bregdet nga narkotrafikanti shqiptar” / Televizioni italian “RAI3” speciale për Shqipërinë

17:25 / February 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në edicionin qendror të lajmeve të orës 19.00, RAI3 ka transmetuar një tjetër kronikë të përgatitur nga gazetari Valerio Kataldi, i cili rrëfen historinë e aktpronësisë së një toke në bregdetin e Vlorës ku përfshihet dhe një shtetas italian, ish-gjeneral i Guardia di Finanza.

“Ky dokument është një akt pronësie e dhuruar prej 30 mijë hektarë në një nga vendet më të bukura të bregdetit të Vlorës, një vend shumë i mrekullueshëm me turizëm gjithnjë e në rritje. Ai që përfiton nga kjo dhuratë është një fondacion i lindur për të mbështetur shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Italisë me emrin vëllezërve Luca .M Eftimiadhi e Marco M. Eftimiadhi që janë larguar nga Shqipëria e sot janë shtetas italianë”.

President i këtij Fondacioni është Gjenerali i Guardia Di Finanza që pak kohë më parë ka dalë në pension.

Kronika e transmetuar nga “RAI3”:

Ky dokument është një akt pronësie e dhuruar prej 30 mijë hektarë në një nga vendet më të bukura të bregdetit të Vlorës, një vend shumë i mrekullueshëm me turizëm gjithnjë e në rritje. Ai që përfiton nga kjo dhuratë është një fondacion i lindur për të mbështetur shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Italisë me emrin vëllezërve Luca .M Eftimiadhi e Marco M. Eftimiadhi që janë larguar nga Shqipëria e sot janë shtetas italianë.

President i këtij Fondacioni është Gjenerali i Guardia Di Finanza që pak kohë më parë ka dalë në pension. Gjëja e çuditshme është se dhuruesi është Artur Shehu, një narkotrafikant i njohur i lidhur me mafian Sacra Corona Unita, i kërkuar për vrasje në Shqipëri dhe që aktualisht ndodhet në Florida.

Kioskën abuzive në plazhin e Vlorës e kujton mjaft mirë Artur Shehu dhe Pëllumb Petritaj i cili ka firmosur për Shehun aktpronësinë e dhuratës për plazhin e Vlorës e i arrestuar pas disa investigimesh mediatike për mashtrim me tokat pikërisht në këtë territor në vitet 2018.

Emrin e Artur Shehut në Prokurorinë e Leces e kujtojnë mjaft mirë.

“Artur Shehu është një person i hetuar nga Prokuroria e Lecces në vitin 2012 e i lidhur me italianin Prodentino Albino, ish-i dënuar, një narkotrafik i njohur me të cilin kishte krijuar marrëdhënie për të riinvestuar parà dhe të Sacra Corona Unita në territorin shqiptar”, thotë prokurori i antimafias së Lecces.

Gazetari italian është vënë në kontakt telefonik dhe me Gjeneralin në pension të Guadia di Finanza që dikur ka qënë dhe Drejtor i Interpol e sot është president i Fondacionit që ka marrë si dhuratë nga narkotrafikanti Artur Shehu 30 mijë hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.


Artur Shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë, goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Selanik

18:07 / August 15, 2026

Indonezia goditet nga një tjetër tërmet 6.9 ballë, pas tërmetit shkatërrues 7.7 ballë

17:42 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në Elbasan, arrestohet autori! Shënjestra i shpëton atentatit në lokal

17:34 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në një lokal në Elbasan, personi nxjerr armën dhe e drejton ndaj një tjetri

17:21 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.