Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dëmet nga tërmeti në Shijak, Arbana: 550 familje përfitojnë bonus qiraje (Foto)

21:36 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana u shpreh se aktualisht, numri i aplikimeve ka shkuar në 550 për bonus qiraje nga banorët banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti, ku 497 prej tyre përfitojnë edhe statusin si të pastrehë.

Sipas Arbanës, numri total i banesave të dëmtuara nga rënia e tërmetit të 26 nëntorit është 1100, por shumica prej banorëve nuk kanë aplikuar për bonus qiraje për shkak se jetojnë jashtë vendit.

“Aktualisht, në bashkinë e Shijakut kanë aplikuar rreth 550 familje për bonusin e qirasë prej të cilëve 497 prej tyre përfitojnë statusin si të pastrehë mbi bazën e të cilit përfitojnë edhe bonusin e qirasë. Numri total i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit është 1100, por për shkak se shumica e këtyre familjeve jetojnë jashtë, nuk kanë mundur dot ose nuk e kanë të nevojshme që të aplikojnë për bonusin e qirasë. Me rënien e tërmetit kemi marrë masat për evidentimin e të gjithë banesave të prishura. Kemi rreth 30 pallate të dëmtuara, të nivelit DS4 dhe DS5, kryesisht pjesa më e madhe e tyre janë në lagjen “Lugina””, -u shpreh Arbana.

Ndërkaq, kryetari i bashkisë informoi se “kemi rreth 523 banesa 1 deri në 3 kate të dëmtuara dhe 900 banesa të tjera të dëmtuara në nivelin DS1, DS2, DS3”.

“Me platformën online të aplikimit për programin e rindërtimit, vjen qytetari, aplikon. Sigurisht që ka edhe një akt konstatimi të bërë nga grupet tona të terrenit, vjen aplikon dhe e zgjedh ai se ku është i përfshirë, në programin e rindërtimit apo në programin e granteve. Për ta sqaruar, programi i Rindërtimit ka të bëjë me nivelin e dëmit DS4, DS5. Programi i granteve ka të bëjë me nivelin DS1, DS2, DS3. Pra, familjet që përfitojnë në programin e granteve janë ato familje që e kanë aktin e konstatimit DS1, DS2, DS3”, u shpreh Arbana. /atsh/

shijak bashkia
1574755939 shtepiuraedajlanit
unnamed 2
h 2 600x360

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.