Ai është gjesti më i famshëm italian në botë që do të thotë “çfarë do?” dhe tashmë do të jetë një emoji.
Ai shfaqet në përditësimin e fundit me 116 pitografe, të ngjashme me emoticon, për tu përdorur online në biseda dhe postime.
Kështu, krahas burrit me vello nuse dhe atij që ushqen me biberon fëmijën, zemrës dhe mushkërive, Unicode Consortium ka vendosur edhe “gishtat që kërcasin”. Por ama jo në të gjithë botën kanë atë kuptim si në Itali, ku në SHBA merr kuptimin seksual të “fisting”
Emoji të reja do të jenë në pajisjet Android dhe iOS si në WhatsApp, Facebook dhe Twitter brenda vitit 2020.