Të tjera detaje dalin në dritë nga pengmarrja dhe më pas vrasja e Jan Prengës. Urdhëruesi i pengmarrjes, Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në një burg në Ekuador, i premtoi familjes që do ta lironte pengun nëse atij i kthehej sasia e kokainës që i kishte marrë vëllai i Jan Prengës, Astriti, madje i kishte dhënë atyre edhe besën.
Unë e di si janë ndarë gjërat. Por unë ju jap juve besën, ktheni besen tuaj. Astrit dhe shoku i tij Shullani, të kthejnë drogën, dhe pengu do të lirohet.”, kjo ka qenë besa që i ka dhënë Dritan Rexhepi, vëllait të pengut, Ndrekë Prengës (Ne burg e Britanine e Madhe). Lala raporton se pasi kishin biseduar disa herë në telefon dhe pasi familja i vuri kusht, Astrit Prenga i kishte kthyer Rexhepit një pjesë të kokainës që kishte marrë dhe një sasi prej 700 eurosh. Pavarësisht fjalës së dhënë, gazetarja tregon se Dritan Rexhepi pasi kishte kontaktuara me Ndrekë Prengën, i kishte komunikuar atij se diçka nuk kishte shkuar sipas fjalës së tij/ Balkanweb