Një debat i ashpër ka ndodhur mes zv.ministrit të Brendshëm Julian Vodës dhe avokatit të njohur, Spartak Ngjelës.
Teksa Ngjela po komentonte ligjin anti-KÇK, në një moment pas shpinës së tij Vodaj ka nisur të buzëqeshë. Kjo gjë e ka acaruar tej mase avokatin, i cili nuk është përmbajtur ndaj zv.ministrit.
Pjesë nga biseda:
Ngjela: A mos qesh! Po hyri qeshja dalim keq.
Vodaj: Po më kërcënon avokat?
Ngjela: Jo, por me qeshje nuk kalohet. Prit të mbaroj unë dhe pastaj fol.