Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ç’ndodh me pasuritë e konfiskuara të krimit? Drejtoresha e fondacionit: Po i kthejmë në ndërmarrje sociale, qeveria nën presion për “Anti-KÇK” (Video)

23:23 / February 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja e fondacionit “Partnerët Shqiptarë”, Juliana Hoxha, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se deri më tani tri prona të konfiskuara nga shteti, si të vëna nga aktiviteti kriminal, janë kthyer në ndërmarrje sociale, që punësojnë të rinjtë.

“Ne kemi tre prona, që janë në përdorim, pastiçeria sociale në Fier, që ka qenë “Disko bar”, dhe po “Disko bar” në Durrës, si dhe një pronë në Sarandë, që janë kthyer në ndërmarrje sociale, ku punësohen të rinj”, tha Hoxha.

Më tej, ajo foli për ligjin “anti-KÇK”, për të cilin tha se qeveria është nën presion për goditjen e krimit të organizuar, për shkak se është një ndër kushtet e Gjermanisë për integrimin.

“Ne kemi kërkuar një seancë dëgjimore për aktin normativ. Ka një kakofoni këto ditë, nëse akti shkel të drejtat e njeriut apo të drejtat e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH. Debati ka nisur dje, kur ishte aksioni i parë që ndodhi. Sa i përket momenti që është i gabuar, unë gjykoj se qeveria është para një presioni shumë të madh sa i përket tregimit të saj si qeveri në luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një ndër kushtet gjermane. Unë them që është e motivuar edhe nga ky presion i madh. Unë u takova dhe me Presidentin Sassoli, dhe ai kishte një lloj entuziazmi. Ndaj dhe them që është diçka e motivuar politikisht në një moment të madh.

Ne si fondacion para gati tre vjetësh, kur kemi nisur iniciativën, ajo që po bëjmë për pronat e konfiskuara me mbështetjen e BE kemi nisur iniciativën e kthimit të këtyre pronave në ndërmarrje sociale. Sot, janë 59 prona të konfiskuara, me një vlerë te rreth 6 milionë euro. Këto janë prona të patundshme”, u shpreh ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.