Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirus/ Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv

12:19 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit të ri në vendin tonë, ka inspektuar ambientet e përcaktuara për rastet e mundshme të prekura nga ky virus, në Spitalin Infektiv në QSUT.

“Është e rëndësishme që në QSUT ne kemi bosket e izolimit, të pajisur me gjithë elementët përkatës, që nga pjesa e aparateve respiratore të monitorimit edhe sistemin e gazrave mjekësor. Përsa i përket ndjekjes së rasteve, është përcaktuar edhe algoritmi i ndjekjes së rastit, që do të thotë se nga moment i konstatimit apo dyshimit, rasti paraqitet në QSUT dhe QSUT është struktura që do të mbajë dhe do të trajtojë këto raste, sigurisht në bazë të flukseve që do të kemi”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi rritjen e survejancës aktive, edhe pse Shqipëria konsiderohet me rrezik të ulët për coronavirusin e ri.

“Duhet të vijojmë survejancën aktive në të gjithat pikat e kalimit kufitar, qoftë ajore, detare apo tokësore. Dhe të kemi gjithë vigjilencën e duhur në raport me kapjen e hershme të rasteve dhe të zbatojmë të gjitha protokollet dhe udhëzimet që vijnë nga OBSH dhe që janë të miratuara nga Komiteti Teknik që kemi ngritur”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se Task- Forca e strukturave shëndetësore dhe ekspertëve mblidhet çdo ditë dhe po ndjek në vazhdimësi situatën dhe koordinimin e masave mes strukturave shëndetësore, bazuar në rregulloren ndërkombëtare të shëndetit dhe udhëzimet e OBSH.

“Task-Forca mblidhet çdo ditë për të referuar të gjitha masat që janë ndërmarrë edhe në raport me trajnimet kaskade që po kryhen qoftë në Njësitë e Kujdesit Shëndetësor Vendor, qoftë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, në spitale, për t’i bërë praktikisht stafet tona sa më të afta dhe aktive në çdo rast që mund të ketë. Qëndron fakti që ne jemi vend me risk të ulët, që nuk kemi asnjë element të dyshuar sot për sot, por jemi të përgatitur dhe vijojmë të përforcojmë masat sipas shkallës së rrezikshmërisë”, theksoi Manastirliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.