Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau dy turistët anglezë, habit vlonjati i dënuar me burgim të përjetshëm: S’e dija që isha në kërkim

14:31 / February 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1567583171 1562253228prangaokok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Vlorës ka vendosur të lërë në burg shtetasin Bardhosh Mino alias Lytaj, “të fortin” e akuzuar për disa vepra të rënda penale. Mino u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Vlorës, ndërsa rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve anglezë.

Ai akuzohet gjithashtu edhe trafik të lëndëve narkotike, si dhe për arratisje nga burgu, gjatë kohës që vuante dënimin për vrasjen e turistëve. Mino është shprehur në gjyq se “kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”.

Mino ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke, ndërsa ka një të shkuar shumë të errët.
Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer në bashkëpunim, dhe vrasjen e dy turistëve anglezë në Patra të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Mino grabiti, dhunoi dhe vrau dy turistë anglezë në afërsi të Patrës dhe për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të përjetshëm.
Mbi Minon rendojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me gjashtë vite burg.

Mino është dënuar nga Gjykata e Korfuzit me pesë muaj burg dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

13:09 / August 16, 2026

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 2026

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë

10:46 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.