Duka dhe Dukesha e Sussex aktualisht po shijojnë një jetë të qetë në shtëpinë e tyre të re në ishullin Vancouver, Kanada, së bashku me djalin e vogël Archie.
Por, në mungesë të tyre në publik, fansat kanë krijuar një montazh me momentet më të ëmbla të çiftit.
Në Tëitter është shpërndarë një video e Harry-t që i rregullon flokët partneres së tij, duke u cilësuar si “burri më i vëmendshëm”.
Ajo tregon Harry-n duke ndihmuar Meghan të rregullojë flokët e saj gjatë një serie takimesh zyrtare mbretërore në vitin 2019. Përdoruesit e internetit janë fiksuar pas kësaj videoje e cila ka pasur mbi 27.6 milionë shikim