Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lala: Karburanti i Hajrit i shitur tek një biznesmen i fuqishëm; Vangjeli: Brenda 10 ditësh do dalin emra në Tiranë që i njohin të gjithë dhe do çuditeni

22:35 / February 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë 14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim që kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm 4 ditët e para të punës në terren. Shtatë prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro, ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit. Por gazetarja Klodiana Lala të gjithë këtë e ka cilësuar një turp të madh. Duke komentuar pronat e sekuestruara të Altin Hajrit, gazetarja tha se në listë ishte dhe një karburant i cili i është shitur në vitin 2015 një nga biznesmenëve më të fuqishëm në vend. “Kemi dhe Altin Hajrin, karburanti i është shitur një prej biznesmenëve me të fuqishëm sot në vend. Është shitur në vitin 2015 dhe policia e liston si pronë të sekuestruar”, tha Klodiana Lala. “Policia e Shtetit, kemi patur ministrin, sepse thoshte që këtu nuk ka krim, vrasjet janë ulur. Tani vjen një pikë kur zoti Leshaj nxjerr këtë akt normativ duke pranuar që situata e krimit është në situatë alarmante. Nuk ka shqiptar, jo gazetar që të thotë se nuk duhet luftuar krimi. Ky është trupi juaj, e bëni sa për sy e faqe”, tha Lala më tej. Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli tha se brenda pak ditësh do të dalë një listë me emra nga Tirana.

Lorenc Vangjeli: Brenda 10 ditësh do të dalë një listë nga Tirana, një listë e parë. Emra të cilët do të çuditeni. Nuk kanë ku fshihen, ku do ta çojnë pallatin? Brenda 10 ditësh, emra shumë të njohur që unë do të këshilloj të mos i lexosh (i drejtohet Blendi Fevziut), sepse do lodhesh. Do dëgjosh emra të tmerrshëm, personazhe që i njohim të gjithë. / Opinion.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.