Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Zbardhet telefonata e parë e Lulzim Cukut pas krimit: Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe…

15:45 / February 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”.

Kjo ka qenë telefonata pak minuta para mesnatës së 1 Shkurtit, që ka alarmuar kunatën e Lulzim Cukut, e cila nga shtrati i një spitali në Tiranë, ka njoftuar policinë, që më pas gjetën një skenë zemërthyese në vendngjarje: fëmijët te trupi i pajetë i së ëmës. Detajet e kronologjisë së krimit, zbardhen në dosjen hetimore të prokurorisë, që kërkoi arrest me burg për 45-vjeçarin, masë e miratuar nga gjykata një ditë më parë.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, autori ka pretenduar se krimin e ka kryer për shkaqe xhelozie, pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte teksa ai ndodhej në emigrim. Por sipas raportimeve në media, pretendimet për tradhti janë mohohuar nga familjarët e 33-vjeçares, të cilët thonë se sherrin mes çiftit e nxiste vëllai i 45 vjeçarit, që sipas tyre, kërkonte largimin e tyre në Greqi që të merrte shtëpinë.

Në seancën e djeshme, u zbulua se viktima Manjola Cuku, ishte me urdhër-mbrojte.

Sipas hetimeve të prokurorisë, rreth orës 23.55 të datës 1 Shkurt, është marrë njoftim nga salla operative e komisariatit të Policisë Durrës se në vendin e quajtur fshatin Xhafzotaj, shtetasi Lulzim Cuku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën. Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme.

Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij.

Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: ”….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….”

Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur.

Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë.

telefonata Vrasja Xhafzotaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.