Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ikona e kinematografisë shqiptare, Mevlan Shanaj: Fama të privon nga disa të drejta

18:55 / February 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte një prej ikonave të kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për aktorin, regjisorin, producentin dhe artistin e merituar, Mevlan Shanaj. Me më shumë se 50 vite karrierë në aktrim, ai është një ndër emrat më të spikatur të botës së artit.

Në studio, ai ka bërë një rrëfim të gjatë mbi jetën e tij profesionale, por edhe familjare. I pyetur fillimisht nga moderatorja për vëmendjen nga gjinia femërore, Shanaj tregon se nuk e ka përjetuar diçka të tillë se është martuar shumë shpejt.

“U martova shpejt unë Rudina dhe u bëra baba shumë shpejt. Mendoj të bërit njeri publik t’i privon disa të drejta, mund edhe të kesh dëshira, kur je në atë moshë. Në një fluturim që ke në kokë, po i thua vetes stop je babi, stop je i njohur. S’e kam përjetuar këtë pyetje, por adhurimin e ndjej edhe sot. Sepse në të vërtetë publiku për njerëzit publik ka një impakt, ka një kontakt të vazhdueshëm”.

E ka nisur kinematografinë në vitin 1969, kur ishte ende student pa mbaruar fakultetin dhe po në atë vit nisi si regjisor në TVSH.

Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. “Njerëzit nuk e dinë që unë s’jam aktor, unë kam mbaruar për aktor, por s’kam punuar asnjë orë si aktor. Unë jam emëruar direkt regjisor. Dhe unë krenarinë time, ambicien time e kam si regjisor”./tvklan.al

aktor Mevlan Shanaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.