Policia e Matit ka trokitur ditët e fundit në afro 300 banesa dhe ka kërkuar dorëzimin e armëve të gjahut që posedonin persona që aktualisht nuk jetojnë.
Burime pranë Komisariatit të Burrelit bënë me dije se edhe sot efektivët e Policisë, me lista në duar, kanë kërkuar nga trashëgimtarët e personave që kishin armët me leje, por nuk jetojnë, t’i dorëzojnë ato, pasi janë të regjistruara në Polici.
“Armët aktualisht nuk kanë leje dhe të afërmit e atyre që i posedonin duhet t’i dorëzojnë vullnetarisht. Në asnjë rast nuk kemi akte dhurimi, shitje apo trashëgimie dhe për rrjedhojë duhet të dorëzohen, ndryshe familjarët që nuk i dorëzojnë do të përballen me ligjin”, pohuan zyrtarë të Policisë Mat. /tirananews.al/