Prej tri ditësh njësia administrative Lurë, në bashkinë e Dibrës, ishte e izoluar për shkak të trashësisë së dëborës në rrugën Peshkopi-Lurë dhe Kurbnesh-Lurë.
Kryetari i bashkisë Dionis Imeraj ka urdhëruar ndërmarrjen e rrugëve rurale të përqëndrojë mjete dhe forca në këto segmente rrugore, duke mundësuar hapjen e rrugës që të çon në qendër të fshatit Lurë.
Kjo zonë e thellë malore bllokohet sa herë ka reshje dëbore.


