Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Punët që rrezikohen nga zhvillimi i teknologjisë, pas 15 vitesh rritje e papunësisë

23:23 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teknologjia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot teknologjia është mjeti kryesor në shumë profesione. Por sado që na vjen në ndihmë, aq edhe rrezikon vendet e punës. Paralajmërimi vjen nga eksperti kinez i Inteligjencës Artificiale, Kai-Fu Lee, i cili thotë se gjysma e vendeve aktuale të punës do të zëvendësohen nga teknologjia. Çka do të thotë se do të shkurtohen vende pune në profesione të caktuara.

 Sipas tij, sektori i burimeve njerëzore sot në botë po përballet me një krizë të ngjashme si ajo e fermerëve gjatë revolucionit industrial. Eksperti kinez e konsideron të arsyeshme që të japë paralajmërime se cilat profesione rrezikojnë të zhduken brenda 15 viteve.

 Psikiatërit, punonjësit socialë dhe këshilltarët e martesave janë profesione që nuk rrezikojnë, së bashku me infermierët, studiuesit dhe shkencëtarët. Megjithatë, disa vende pune janë në rrezik, të tilla si shërbimi i klientit, punëtorët e magazinave dhe operatorët telefonikë.

 Kai-Fu Lee beson se edukimi i njerëzve do të duhet të ndryshojë gjithashtu në mënyrë dramatike duke kaluar në një mënyrë të re të menduari, duke i bërë njerëzit më shumë individualistë.

 “Ne duhet të përqëndrohemi në atë që fëmijët duan të bëjnë dhe ku tregojnë pasion apo talent të veçantë për diçka. Duhet t’i inkurajojmë për të ndjekur pasionin. Prindërit duhet të dinë se ajo që mendojnë që është e drejtë, ndoshta është e gabuar. Duhet t’i lejoni fëmijët tuaj të ndjekin atë që duan dhe t’i inkurajoni”, shprehet eksperti.

 Punët që rrezikohen nga teknologjia:

 –Agjent shitjesh dhe marketing

-Agjent i sigurimeve

-Rojet e sigurisë

-Shoferët e kamionëve

-Oficerët e kredisë konsumatore në banka

-Gazetarë të ekonomisë dhe gazetarë sportivë

-Analistët e ekonomisë dhe libraritë

-Radiologët

Puna teknologjia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

19:35 / January 27, 2026

Rama: Vijon puna për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq

10:35 / January 10, 2026

Serat shpëtojnë Roskovecin, fermerët shtojnë prodhimin me perime

12:20 / December 8, 2025

Rritje page për policinë, ministrja Koçiu: Do të përqëndrohemi në teknologji, dixhitalizim dhe automatizim

17:32 / November 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.