Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Dua ta bëj me një mashkull“, Robert Berisha bën deklaratën e fortë pas ndarjes me Nora Istrefin

20:19 / February 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarja nga Nora Istrefi ka vënë në qendër të vëmendjes prej një viti Robert Berishës, i cili ndonëse i ndarë përcjell vlerësime të jashtëzakonshme për ish-gruan e tij, apo siç e quan shpesh mamanë e Renesë. Në një intervistë për “E Diell” në Top Channel Roberti pa nguruar i është përgjigjur pyetjeve me spec të gazetarit.

I pyetur nëse kishte një femër në jetën e tij që pas ndarjes, Roberti e ka mohuar kategorikisht duke thënë mes batutash se ai dëshironte ta provonte me një djalë.

Ai e theksoi që kjo ishte pjesë e një batute, pasi sipas tij më mirë ta bënte publikun të qeshte sesa ta trishtonte siç ndodhi me një intervistë të fundit të tij.

Roberti u pyet edhe për reagimin e tij nëse në një të ardhme Nora do vendosë të sjellë një bashkëpunim me Tunën, kunatën e tij, me të cilën nuk i ka raportet aspak të mira.

Ai tha se nëse ky bashkëpunim do ishte produktiv do ti kishte ardhur mirë, por sipas tij më e mira e saj do ishte të bashkëpunonte me një artist të një lloj tjetër zhanri muzikor.

Pjesë nga intervista:

Nga koha që je ndarë me Norën, që u bë një vit ti nuk ke bërë asnjë gjë fare, fare, fare?

Robert Berisha: Jo!

Fare, fare?

Robert Berisha: Jam në kërkim të një çuni. Du me e provu edhe me mashkull ta shohim.

Kjo është pjesë batute apo është seriozisht?

Robert Berisha: Epo është pjesë batuate që ta kuptojnë që Roberti gjithmonë bën batuta dhe rrezikon. Ndoshta ma marrin për të keq, po …

Ne po bëjmë gjoja sikur nuk e kuptojmë që ti nuk ke bërë gjë.

Robert Berisha: Më mirë e shti me qesh publikun, se me muhabete negative me atë intervistën që e kam pas.

Nëse një ditë Nora vendos të bëjë një bashkëpunim me Tunën, ti çfarë mendon?

Robert Berisha: Ajo mund të bëjë çfarë të dojë ajo. Besoj se deri tani Nora ka arrit suksese në punën që ka bërë dhe e di çfarë do ajo dhe se besoj që …

Do të vinte mirë apo do të vinte keq?

Robert Berisha: Nëse kishte arrit një sukses në atë projekt do më kishte ardhur shumë mirë. Por mendoj që ka nevojë për një bashkëpunim me një rrymë tjetër, me një mashkull ose femër tjetër, jo me Tunën.

Për hir të zhanrit muzikor?

Robert Berisha: Për të shkak të zhanrit muzikor. Se kështu për ato raportet që kemi pas jo. Për bashkëpunim artistik mendoj që nuk e di sa do kishin dalë mirë. Me motrën e vet dhe nuk kanë dhez (ndez) aq shumë sa e kanë prit njerëzit.

Edhe me ty dhezi (ndezi) deri diku?

Robert Berisha: Jo në krahasim me qysh kanë qenë fillimet e mia, ishte shumë mirë.

Edhe në atë këngën me Gjikon yll është.

Robert Berisha: Shumë, shumë.

robert berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.