Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

“Hilet” që duhet të dini para se të blini një makinë të përdorur (edhe në Shqipëri)!

21:35 / February 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kilometrat e përshkuara janë shpesh shigjeta e peshores. Mund të rastisë që gjen rishitësa apo persona që shesin makinën e tyre, që “fusin dorë” në kilometrazh për ta “rinuar” makinën.  Por duhet të mësosh të shohësh sinjale të tjetra që tregojnë gjendjen e makinës.

Karroceria

Kontrollo që karroceria e makinës të mos ketë ndryshk. Verifiko mbylljen e dyerve e të kofanos dhe shiko nëse boja e makinës është homogjene pasi makina mund të ketë pësuar aksident nëse lyerja nuk është e njëjtrajtshme.

Gomat  

Nëse janë shumë të konsumuara, vlera e makinës duhet ridiskutuar. Po ashtu, nëse gomat janë konsumuar në mënyra jouniforme, atëhere kjo mund të tregojë se makina ka difekte të tjera si p.sh në frenim.

Pjesa e brendshme dhe kroskoti

Nëse timoni është i konsumuar, është e mundur që makina të ketë më shumë se 100 mijë kilometra. Kontrollo që të ketë airbag apo Abs. Provoni të përmbysni sediljen e parë dhe verifikoni nëse punojnë butonët dhe komandat.

Motori dhe mekanika

Hap kofanon dhe kontrollo nëse ka lëngje apo vajra të derdhura dhe që bateria nuk është e gërryer e që testata nuk filtron vaj. Për një kontroll të pjesëve më delikate të motorit nevojitet një kontroll në ofiçinë.

Bëj një xhiro provë shumë të kujdesshme

Është shumë e rëndësishme që të bësh një xhiro në rrugë me makinën që dëshiron të blesh, mundësisht të shoqëruar nga një mekanik i besuar.

Gazi që shkarkon

Pasi ndizet dhe ngrohet motori, pasi disa minutash provo të shtypësh gazin deri në fund. Nga skapamentoja nuk duhet të dalë tym me ngjyrë blu, sepse kjo tregon  se motori djeg vaj, në rastin e motorëve me benzinë ose tym i zi që tregon se injektorët e filtrat janë të bllokuar, në rastin e motorëve me naftë.

Zhurma e motorit

Duhet të jetë, në limitet e mundura, sa më pak i zhurmshëm. Përndryshe është simptomë e problemeve me marmitën ose me sistemin e shkarkimit.

Pjesët elektrike

Kontrollo funksionimin e dritave, pasqyrave, dritave të brendshme e llambave të tjera të kroskotit.

Marshet

Duhet të futën lehtësisht dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndryshojë nëse nuk janë të pozicionuara në shinën e duhur.

Loja e timonit

Timoni nuk duhet të ketë zona “të vdekura” gjatë ecjes. Nëse gjatë rrotullimit timoni reagon pak , mund të jetë që kutia e drejtimit duhet rishikuar.

SCAN

Makine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.