Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Thirrja e Mit’hat Frashërit në L’Humanité (1920): Shqipëria në përgjithësi dhe Vlora në veçanti nuk e pranojnë sundimin e Italisë imperialiste

09:12 / February 10, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë/

“L’Humanité” ka botuar, të dielën e 1 shkurtit 1920, në faqen n°3, thirrjen e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, mbi qëndrimin e Shqipërisë në përgjithësi dhe Vlorës në veçanti ndaj synimit të Italisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

1581274080

Një thirrje për të mbrojtur Shqipërinë

Në morëm nga një shqiptar i Amerikës, z. Lumo Skendo, një thirrje (shkresë) për pavarësinë e vendit të tij të kërcënuar nga oreksi i Italisë imperialiste. Ne e publikojmë atë për qëllime dokumentare :

“E ngatërrojnë çështjen e Shqipërisë në përgjithësi dhe atë të Vlorës në veçanti me çështjen e Adriatikut.

Çështja e Adriatikut vjen nga një rivalitet midis Italisë dhe Jugosllavisë që debatojnë në brigjet e Istrisë dhe Dalmacisë eshtrat e monarkisë së vjetër austro-hungareze. E para pretendon ta bëjë Adriatikun një det të sajin (mare nostro). Ajo bazon pretendimin e saj në faktin e ekzistencës së kolonive të vogla italiane të rrethuara në një rajon thjesht sllav, si Fiume, Zara, Spalato, duke ngritur kështu pretendime të caktuara të përkatësisë etnike. Por arsyet që shtyjnë Italinë janë arsye të ekspansionizmit dhe sundimit, arsye të një natyre kryesisht strategjike dhe ekonomike.

Por Shqipëria dhe Vlora nuk janë eshtra (relikate) të Austro-Hungarisë. Ka një shtet atje që u njoh si i pavarur nga Konferenca e Londrës e 1912-1913, d.m.th. nga gjashtë fuqitë e mëdha të kohës, përfshirë Italinë. Është e vërtetë që Italia ka ndërhyrë përkohësisht në Vlorë, ky okupim daton që prej dhjetorit 1914 dhe ndodhi për arsye sanitare dhe humanitare, ishte e nevojshme të silleshin ndihma për qindra mijë refugjatë që kishin ikur nga Korça dhe Gjirokastra. Më vonë, z. Sonnino deklaroi në Parlamentin Italian, se vendimet e Konferencës së Londrës ishin ende në fuqi në lidhje me pavarësinë e Shqipërisë, (dhjetor 1915).

Një vit më pas (qershor 1916), gjenerali Ferrero bëri, në emër të qeverisë italiane, shpalljen e famshme të Gjirokastrës, edhe pse kushtet e kësaj deklarate shpesh janë kritikuar nga shqiptarët, Italia njohu megjithatë “pavarësinë e të gjithë Shqipërisë”.

1581274120

Ata që mendojnë se Vlora – porti i vetëm i sigurt në Shqipëri dhe për këtë arsye me rëndësi jetike për të – do të mbetet pronë italiane (siç do të dëshironte politika e imperialistëve italianë), padyshim që pretendojnë Paktin e famshëm të Londrës (të 26 Prillit 1915) ku Italia u pajtua për ndarjen e Shqipërisë në përfitim të saj (Vlorën dhe rrethinat e saj) me atë të Sllavëve (Shkodrën) dhe atë të Grekëve (Shqipërinë e Jugut), pakti parashikonte, ndër të tjera, edhe krijimin e një shteti të vogël mysliman në qendër.

Por për sa i përket Shqipërisë, Pakti i Londrës, të cilin shqiptarët nuk e kanë njohur kurrë, është anuluar nga deklaratat pasuese të z. Sonnino dhe gjeneralit Ferrero.

Pretendimet e Italisë për Vlorën, si dhe për pjesën tjetër të Shqipërisë, bien në kundërshtim me parimin e kombësive mbi të cilat Italia mbështet pretendimet e saj në Fiume, sepse nëse Fiume ka një koloni italiane, Vlora nuk llogarit, madje as një familje të vetme italiane.

Z. Scialoja, përpara Senatit Italian, më 29 dhjetor 1919, tha : “Ne nuk kërkuam Fiumen, ishte Fiume që deshi të vinte tek ne, si arsye e parimit të kombësive.”

Pra, banorët e Vlorës të cilët nuk janë italianë, kundërshtojnë sundimin italian.

Mbrojtja e Adriatikut për Italinë mund të sigurohet në mënyrë efektive në pritje të demilitarizimit të ishujve dhe detit përreth.

Politika e imperialistëve italianë mbështetet në themele të lëkundura. Shqipëria (përfshirë Vlorën) formon një shtet, pavarësia e të cilit është njohur dhe garantuar nga një akt ndërkombëtar, një shtet i cili nuk ka elemente alogjenike dhe i cili ka më shumë se çdo shtet tjetër të drejtën të themelohet në parimin e kombësive.” Lumo Skendo.

darsiani.com/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.