Dëshmitarët që kanë parë momentin e ndalimit të Vladimir Gjutës nga gardistët i thanë TCH se në “momentin kur Gjuta është mbërthyer nga pesë efektivë të gardës, mbante një kapele LOUIS VUITTON dhe një çantë krahu Gucci që ishte e fryrë”.
Gazetari Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve policore, mëson se Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej në zonë për një transaksion financiar.
Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.