Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nga “Të ka lali shpirt” tek “Zemër”, 7 këngët shqiptare që bënë xhiron e botës

19:57 / February 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë prej këngëve shqiptare janë bërë të famshme jashtë vendit, duke u dëgjuar në mbarë botën. Madje shumica prej tyre janë në gjuhën shqipe, gjë që i ka bërë edhe më tërheqëse për publikun e huaj. Më poshtë “RevistaWho.Com” ju sjell një listë me 7 këngët që u bënë të famshme ndërkombëtarisht.

“Bonbon” nga Era Istrefi u publikua në dhjetor të vitit 2015. Kënga bëri xhiron e rrjetit dhe Era u cilësua si Rihanna dhe Sia e Kosovës. Në vitin 2016 Era nënshkroi me labelin amerikan Sony Music dhe e ripublikoi “Bonbon” në versionin anglisht.

“Nëntori” ishte kënga me të cilën Arilena Ara konkurroi në “Kënga Magjike” në vitin 2016. Arilena fitoi çmimin “Balada më e mirë” dhe kjo këngë e bëri të famshme ndërkombëtarisht. Këngëtarja performoi në skena të njohura jashtë vendit dhe kënga e saj arriti në top lista botërore.

“A po t’pëlqen” nga Enca u publikua në vitin 2014 dhe kjo ishte kënga që i dha famën botërore këngëtares. Sidomos në Lindjen e Mesme, “A po t’pëlqen” ishte kënga më të dëgjuar. Brenda javës kjo këngë arriti miliona shikime.

“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi Nishtulla dhe Dafi Derti u publikua në vitin 2013 dhe sot e kësaj dite është një nga këngët më të dëgjuara. “Të ka lali shpirt” bëri xhiron e botës, nga Amerika në Australi. Kjo këngë theu rekord dhe ka arritur 500 milionë shikime në Youtube.

“Me tana” është kënga me të cilën Elvana konkurroi në “Festivalin e RTSH-së” këtë edicion. Ndonëse nuk fitoi çmimin e parë, kënga bëri xhiron e botës dhe emri i Elvanës ishte trending në Twitter. Elvana e ka kompozuar vetë këtë këngë.

“Edhe ti” nga Tayna dhe Mozzik u publikua vetëm pak javë më parë, por brenda 24 orëve kjo këngë arriti famën ndërkombëtare. Kënga ishte në Top lista të shumë shteteve nga Gjermania deri në Angli.

“Zemër” ishte kënga që i dha famën botërore Dhurata Dorës. Kënga u publikua në prill të vitit 2019 dhe theu rekord duke arritur 300 milionë shikime në Youtube. Kjo këngë është në bashkëpunim me reperin algjerian Soolking.

tirananews.al zemer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.